Turqi, sulm i armatosur në selinë e partisë pro-kurde HDP

Turqi, sulm i armatosur në selinë e partisë pro-kurde HDP

14:38, 28/12/2021
A+ Aa A-

Një person i armatosur ka sulmuar ditën e sotme selinë e partisë pro-kurde HDP në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se një burrë i armatosur me armë dhe thikë ka hyrë në ndërtesë duke kërcënuar se do të vriste anëtarët që ndodheshin brenda.

Sulmuesi, i cili në momentin e sulmit thërriste “do të të vras”, është arrestuar.

Kryetari i HDP-së në provincën e Stambolit Ferhat Encu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:

''Kishte një tentativë sulmi të armatosur kundër ndërtesës së qarkut tonë Bahçelievler të Stambollit. Një fatkeqësi e madhe u shmang. Sulmuesi është arrestuar’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco