VIDEO/ 51 vjeçarja pështyn dhe godet të moshuarin që nuk mbante maskë në avion

VIDEO/ 51 vjeçarja pështyn dhe godet të moshuarin që nuk mbante maskë në avion

12:27, 28/12/2021
A+ Aa A-

Incidenti ka ndodhur gjatë një fluturim të Delta Airlines nga Tampa në Atlanta.

Gjithçka ka ndodhur më 23 dhjetor kur Patricia Cornwall, 51 vjeç ka pështyrë dhe goditur një të moshuar.

"Vëre një maskë," dëgjohet në vidoe duke i bërtitur 51 vjeçarja, të moshuarit i cili mbante maskën e tij nën mjekër.

I moshuari u përgjigj se nuk duhej të mbante maskë sepse ishte duke ngrënë, dhe më pas e ofendoi atë, pas së cilës gruaja e goditi dhe e pështyu.

Policia dhe FBI kanë refuzuar të konfirmojnë identitetin e gruas dhe nuk dihet as identiteti i të sulmuarit.

Departamenti i Policisë së Atlantës tha në një deklaratë se oficerët ndaluan fluturimin dhe arrestuan gruan.

Ndërsa avokati i saj ka konfirmuar në gjykatë se 51 vjeçarja ndodhej në burg që prej 23 dhjetorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco