Ja si qëndron e vërteta e variantit të ri të COVID-19, Delmicron

Ja si qëndron e vërteta e variantit të ri të COVID-19, Delmicron

09:38, 28/12/2021
A+ Aa A-

Bota prej 2 vitesh nuk po lufton vetëm me pandeminë e Covid-19, por edhe me informacione të rreme në lidhje me virusin.

Shembulli i fundit i kësaj është pretendimi i 'variantit Delmicron'.

Javën e kaluar u pretendua se përveç Omicronit është shfaqur dhe një variant i quajtur Delmicron, i përbërë nga një kombinim i Delta, i cili u shfaq në Indi, dhe Omicron, i cili u pa për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Por sipas drejtori i Institutit të Gjenetikës në Indi, Dr. Rakesh Kumar Mishra nuk ekziston asnjë variant me një emër të tillë. 

'Delmicron është një term mashtrues. Nuk ka asnjë variant me këtë emër.' shprehet Mishra.

Në të njëjtën deklaratë, Mishra nënvizoi gjithashtu se nëse shfaqet një variant i ri, deklarata do të vijë nga OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka asnjë shpjegim zyrtar deri më tani për një variant të tillë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco