Ja kush është personi i parë që merr dozën e katërt të vaksinës anti-covid?!

Ja kush është personi i parë që merr dozën e katërt të vaksinës anti-covid?!

13:53, 27/12/2021
A+ Aa A-

Një grua është personi i parë që vaksinohet me dozën e katërt në Izrael. 

Ajo quhet Orna Rahminov dhe është infermiere në spitalin Shbea në Tel Aviv, e cila ka filluar një studim mbi efektivitetin e përforcuesit të dytë që do t'u injektohet rreth 150 anëtarëve të stafit mjekësor të spitalit.

 Izraeli është vendi i parë që zgjodhi dozën e katërt megjithatë ka shtyrë nisjen e fushatës në pritje të reagimeve të reja.

''I nderuar që jam zgjedhur – tha Rahminov në faqen e spitalit në Facebook – kam besim në vaksinat”.

 Spitali Sheba në Tel Aviv do të nisë sot një studim mbi efektivitetin e administrimit të dozës së katërt të vaksinës kundër Covid. 

Studimi - i pari në botë sipas mediave dhe në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë - përfshin 6000 njerëz, përfshirë 150 punonjës shëndetësorë nga spitali. 

"Hulumtimi - tha profesori Gili Regev-Yochay - do të testojë efektet e dozës së katërt në nivelet e antitrupave në parandalimin e ngjitjes dhe do të kontrollojë sigurinë e tij". 

Izraeli e ka pezulluar nisjen e një fushate të mundshme të katërt vaksinimi në pritje të kontrolleve të mëtejshme. 

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë ka dhënë leje urgjente për përdorimin e ilaçit oral të Pfizer Paxlovid kundër sëmundjes. 

Izraeli ka porositur mijëra doza me synimin për të luftuar variantin Omicron: doza që pritet të mbërrijnë në vend të mërkurën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco