Ja cila ishte arsyeja që 19 vjeçari donte ta vriste Mbreterëshën Elizabeth

Ja cila ishte arsyeja që 19 vjeçari donte ta vriste Mbreterëshën Elizabeth

07:51, 27/12/2021
A+ Aa A-

Një vrasës i maskuar që tentoi të depërtonte në Kështjellën Windsor, ku mbretëresha Elizabeth po festonte me familjen e saj gjatë Krishtlindjeve, u kap para se ai të ndërmerrte veprime në sajë të syrit vigjilent të rojeve të sigurisë. 

Në videon e shpërndarë në Snapchat pak para ngjarjes, një burrë i maskuar dhe me kapuç që mban një hark, një mekanizëm susta që gjuan shigjeta, bën një deklaratë duke deformuar zërin e tij. 

Në pamjet e kapura nga gazeta britanike "The Sun", sulmuesi shihet duke thënë"

"Unë do të ekzekutoj Mbretëreshën për t'u hakmarrë për gjenocidin Amritsar që ndodhi në 1919".

Duke vënë në dukje se Jaswant Singh Chail ndau këtë video të para-xhiruar në Krishtlindje, The Sun tha se hetimi për sulmuesin 19-vjeçar, i cili u kap në Pallatin Windsor, vazhdon. 

Gjithashtu u tha se burri, i cili në momentin e kapjes mbante në dorë një hark, mbahej në psikiatri.

Në vazhdim të videos, sulmuesi deklaron:

"Unë jam një Sikh Indian dhe do ta bëj këtë për t'u hakmarrë ndaj atyre që janë vrarë, poshtëruar dhe diskriminuar për shkak të racës së tyre. Unë quhesha Jaswant Singh Chail, por tani Darth Jones. " 

Ndërsa emri që përdor Chail në video, Darth Jones është një personazh në filmin Star Wars.

 

Gjenocidi i Amritsarit, të cilin sulmuesi e përmendi, u krye më 13 prill 1919 në Amritsar.

Historiku i masakrës lidhet me tradhtinë britanike ndaj premtimeve për shpërblimin e Indisë mbi shërbimet e saj në Luftën e Parë Botërore.

Pasi bëri sakrifica të mëdha dhe ofroi një kontribut të jashtëzakonshëm në njerez, materiale, gjak dhe para në luftën e britanikeve, liderët indianë prisnin të shpërbleheshin me disa vetëqeverisje.

Këto shpresa u shuan dhe u përgënjeshtruan.

Kur shpërthyen protestat, britanikët u përgjigjën me forcë. Ata arrestuan udhëheqësit nacionalistë në qytetin Amritsar dhe hapën zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë dhjetë prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco