Shi i dendur në Brazil, 18 të vdekur dhe 58 vende të përmbytura

Shi i dendur në Brazil, 18 të vdekur dhe 58 vende të përmbytura

06:59, 27/12/2021
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil është rritur në 18, ku 58 komuna janë në gjendje emergjente dhe 35 mijë njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. 

Përveç viktimave, ka dy të zhdukur, 19,580 të zhvendosur dhe 16,001 në kërkim të strehimit, sipas Mbrojtjes Civile të Bahia. 

Në total, 430 869 persona janë prekur në një farë mënyre nga kushtet e jashtëzakonshme të motit në dy muajt e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco