Momente paniku në Kështjellë/ I riu hyn i armatosur në rezidencën e Mbretëreshës Elizabeth II

Momente paniku në Kështjellë/ I riu hyn i armatosur në rezidencën e Mbretëreshës Elizabeth II

21:39, 25/12/2021
A+ Aa A-

Momente tensioni dhe paniku janë përjetuar në Kështjellën Windsor në Londër, ku një 19-vjeçar i armatosur u arrestua pasi hyri në territorin e rezidencës mbretërore.

Bëhet fjalë për një të ri nga Southampton, i arrestuar me akuzën e hyrjes në një zonë të mbrojtur dhe posedimit të një arme, raportojnë mediat vendase.

Mbretëresha Elizabeth II po feston Krishtlindjet pikërisht në rezidencën mbretërore në Windsor, pasi ka anuluar planet tradicionale për të udhëtuar në Sandrigham.

Policia tha se i riu nuk hyri në asnjë nga ndërtesat dhe se anëtarët e familjes mbretërore janë informuar. Hetimet janë në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco