Sërish rekord në Itali/ 54,762 raste të reja dhe 144 viktima nga Covid

Sërish rekord në Itali/ 54,762 raste të reja dhe 144 viktima nga Covid

19:51, 25/12/2021
A+ Aa A-

Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus në ditën e tretë me radhë, ku numri i të infektuarve arriti në 54,762 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, brenda 24 orëve, 144 persona vdiqën si pasojë e Covid në Itali.

Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia regjistroi 136,530 vdekje të ndërlidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane, 106 raste të reja u pranuan gjatë së shtunës.

Numri total i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,071 shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco