'Pema makabre e Krishtlindjeve’/ ISIS nuk zhgënjen për urimin e festës me armë dhe bomba

'Pema makabre e Krishtlindjeve’/ ISIS nuk zhgënjen për urimin e festës me armë dhe bomba

17:36, 25/12/2021
A+ Aa A-

Krishtlindjet janë uruar në një mënyrë makabre nga luftëtarët e ISIS, edhe pse se është një festë që ka në thelb bashkimin, mirësinë dhe paqen.

Militantët e grupit terrorist kanë ‘uruar’ Krishtlindjen me nje foto me prerje koke të Plakut të Krishtlindjeve, raporton ‘TheSun’.

Një militant i maskuar portretizohej me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjeve në tjetrën. ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të qetë që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në 2017. Por kjo nuk duhet se ka zbutur thirrjet e tyre për atentate nga fanatikët e mbetur në botën arabe dhe evropiane.

Thirrja e fundit për vrasje është vijim i videove të përgjakshme që ata postonin shpesh në kohën e konfliktit. Posteri tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, ndërsa komenti shkruante: “Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarë të besimit”.

“Ne ju themi ju vëllezër të hakmerrni vëllezërit e motrat tona që janë vrarë dhe kapur nga këta mjeranë. Sulmoni qytetarët e vendeve të koalicionit të kryqëzatës, vritini me thika, shtypini me makinë, shpërtheni bomba dhe vritini me plumba”.

Kjo vjen pasi një britanik që ka luftuar më parë për ISIS ka thënë se “grupi po zhvillohet përsëri në bishë për të sulmuar Perëndimin”.

Macer Gifford nga Londra ka luftuar në Siri në 2015 për grupin islamist përkrah forcave kurde. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco