Biden ofendohet nga një telefonues gjatë ngjarjes se Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, ja si regoi

Biden ofendohet nga një telefonues gjatë ngjarjes se Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, ja si regoi

08:28, 25/12/2021
A+ Aa A-

Sipas zakonit të përvitshëm presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ishin duke pritur thirrjen festive për familjet me rastin e Krishtlindjeve.

Përmes një lidhjeje video nga Shtëpia e Bardhë, ata folën me një burrë i cili tha se quhej "Jared", baba i katër fëmijëve.

Pasi bisedoi pak me fëmijët, pyeti se çfarë dhuratash kërkonin dhe më pas i kërkoi të flinin herët, zoti Biden shkëmbeu disa fjalë me babain, duke theksuar se të dy kanë djem të quajtur Hunter.

Në mbyllje të takimit, presidenti amerikan i uroi “Gëzuar Krishtlindjet” bashkëbiseduesit.

 Ky i fundit i është përgjigjur “Të uroj edhe ty Gëzuar Krishtlindjet” para se ta mbyllte me shprehjen ''Let's go Brandon' (Le të shkojmë Brandon).

"'Le të shkojmë Brandon" u përgjigj zoti Biden, pa reaguar ndaj kësaj fraze të koduar, që në fakt do të thotë "Fuck you Biden".

Ky fragment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku disa përdorues lavdërojnë presidentin amerikan për qëndrimin që ai mbajti. 

Por si lindi shprehja e koduar 'le të shkojmë Brandon'?

Gjithçka filloi në fillim të tetorit, kur një reportere e NBC-së duke intervistuar shoferin e garës Brandon Brown pasi fitoi një qark NASCAR ngriti zërin për të mbuluar zhurmën nga tribuna: "Ju mund të dëgjoni zërat e turmës: ('Let's Go Brandon') ».

Në fakt, turma e tjetërsoi thirrjen e reporteres dhe të gjithë bërtisnin: "Fuck you Biden!" 

Gabimi, apo përpjekja e gazetares  për të korrigjuar atë që po përhapej, u kthye shpejt në një slogan.

Përveç mbështetësve të Donald Trump, disa politikanë republikanë e kanë përdorur shprehjen 'Let's go Brandon' që atëherë si një shprehje të kodifikuar ndaj Presidentit Biden.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco