Linjat ajrore amerikane anulojnë qindra fluturime mes rritjes së Omicron

Linjat ajrore amerikane anulojnë qindra fluturime mes rritjes së Omicron

08:04, 25/12/2021
A+ Aa A-

Linjat ajrore në SHBA po vazhdojnë të goditen rëndë nga anulimet pasi një rritje e rasteve të variantit të Omicron shkaktoi ndërprerje globale të udhëtimeve gjatë Krishtlindjeve.

Një e katërta e më shumë se 4,000 fluturimeve të anuluara në mbarë botën të premten dhe të shtunën ishin në SHBA, sipas faqes së internetit Flightaëare.

Problemi u krijua tek ekuipazhet që rezultuan pozitivë, ose u detyruan të izolohen për të frenuar përhapjen.

SHBA, si vendet në mbarë botën, ka parë një rritje të mprehtë të rasteve.

Pavarësisht gjetjeve të hershme se Omicron është më i butë se variantet e tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i infeksioneve.

"Kur kemi miliona dhe miliona dhe miliona njerëz, të gjithë të sëmurë, të gjithë së bashku në të njëjtën kohë, nuk duhet një përqindje e madhe e atyre njerëzve që të shemben spitalet,"  tha Dr Hallie Prescott, profesor i asociuar i mjekësisë së brendshme në Universiteti i Miçiganit, për New York Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco