Lajmi i fundit

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit të parë të sezonit

Athinasit tregohen të kujdesshëm ndërsa Greqia përgatitet për një Krishtlindje tjetër me COVID

Athinasit tregohen të kujdesshëm ndërsa Greqia përgatitet për një Krishtlindje tjetër me COVID

14:44, 23/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e Athinës do të mund të festojnë Krishtlindjet me më pak kufizime se vitin e kaluar, pavarësisht se kryeqyteti grek po përgatitet për sezonin festiv në mes të pandemisë së koronavirusit për herë të dytë.

Por shumë njerëz kanë thënë tashmë se do të jenë të kujdesshëm që të mos marrin pjesë në grumbullime të mëdha.

“Nuk po planifikoj diçka me shumë njerëz, vetëm me familjarë, aq të mbrojtur sa më s’bëhet”, tha një banor për Euroneës.

"Do t'i kaloj pushimet me familjen time, në shtëpi, duke dale pak e me kujdes, me maska. Duhet të vaksinohemi të gjithë që të kemi Krishtlindjet e duhura si dikur", shtoi një tjetër.

Gjatë sezonit të festave, njerëzit do të mund të hyjnë në ambiente të mbyllura me ndihmën e dy autotesteve falas, por jo me teste të shpejta siç u diskutua fillimisht nga qeveria.

Autoritetet greke rekomandojnë që këto dy teste të bëhen përpara grumbullimeve me shoqërinë.

“Mendoj se qeveria po e trajton mirë situatën, ne nuk duam një ekonomi të mbyllur apo shkolla të mbyllura, duam të vazhdojmë me masat e tjera që ata marrin, me parandalim vetë”, tha një banor i kryeqytetit grek.

Pronarët e restoranteve dhe lokaleve thonë se janë të kënaqur me masat aktuale, pasi bizneset lejohen të qëndrojnë të hapura pas goditjes së madhe ekonomike që pësuan muajt e kaluar.

“Le të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, i kemi marrë të gjitha masat, ndaj mund të them se jemi në një rrugë shumë të mirë. Ajo që na tremb janë variantet e reja që nuk e dimë se çfarë do të sjellin”, u shpreh pronari i biznesit Vaggelis Pitteros.

“Mendoj se masat për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit janë marrë në kohën e duhur. Në pjesën tjetër të vendeve evropiane si Britania e Madhe, Holanda dhe Austria, masat u vonuan shumë dhe kishte liri, të vaksinuar dhe jo të vaksinuar ishin kudo, jashtë dhe brenda”, vazhdoi ai.

Festimet e Krishtlindjeve do të vazhdojnë në Athinë pavarësisht se varianti i ri Omicron i shtyn vendet e tjera evropiane të vendosin kufizime më të rrepta.

Në Greqi varianti i ri nuk ka mbizotëruar ende në vend, e vetmja arsye pse nuk janë shtrënguar masat, sipas informacioneve të qeverisë.

Megjithatë, qeveria dhe ekspertët do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe paralajmërojnë se janë të gatshëm të ndërmarrin veprime të mëtejshme, nëse është e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco