Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Turisti që u kthye nga hapësira: Pak 12 ditë, do të doja të rrija më gjatë

Turisti që u kthye nga hapësira: Pak 12 ditë, do të doja të rrija më gjatë

11:59, 23/12/2021
A+ Aa A-

Një turist japonez i hapësirës tha të mërkurën se misioni 12-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ishte shumë i shkurtër dhe se do të donte të qëndronte atje edhe për një javë.

Yusaku Maezawa, producenti i tij, Yozo Hirano, dhe kozmonauti rus, Alexander Misurkin, u nisën në hapësirë përmes anijes kozmike ruse “Soyuz” më 8 dhjetor dhe u kthyen në Tokë të hënën, shkruan Associated Press.

“Nevojiten dy ose tri ditë për t’u përshtatur, pastaj e kupton se kanë mbetur vetëm tetë ditë dhe kjo nuk mjafton. Një mision 20-ditor do të ishte ideal, por 30 ditë do të ishin tepër për mua”, tha japonezi Maezawa.

I pyetur rreth përshtypjeve, ai tha se fluturimi në hapësirë e bëri të kuptojë se “duhet të kujdesemi më mirë për Tokën”.

Japonezi gjithashtu tha se do të donte të bënte një ecje në hapësirë në të ardhmen. Ai theksoi se ushqimi i konservuar ishte paksa shumë monoton, duke shtuar se do të mendonte për mënyra se si ta bënte ushqimin më të llojllojshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco