VIDEO/ Mësuesi i matematikës godet me shuplaka dhe grushte nxënësin në Turqi

VIDEO/ Mësuesi i matematikës godet me shuplaka dhe grushte nxënësin në Turqi

09:27, 23/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një mësues matematike në lagjen Ortakioy të rrethit Aksaray, ka ushtruar dhunë fizike me shuplaka dhe grushte ndaj një nxënësi.

Video që tregon sjelljen kafshërore të mësuesit ndaj nxënësit ka tronditur mbarë opinion publik në Turqi.

Siç shihet edhe nga pamjet, fëmija ka shpëtuar nga duart e mësuesit, pas ndërhyrjes nga një mësuese tjetër.

Mediet turke raportojnë se mësuesi është shkarkuar nga detyra ndërsa ndaj tij është ngritur një hetim gjyqësor dhe administrativ.

Ngjarja e pabesueshme, siç theksohet nga mediet turke, ka ndodhur më 14 dhjetor por video dhe lajmi janë publikuar dje, 22 dhjetor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco