Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Shkencëtarët britanikë renditën parashikimet e tyre për vitin 2022: Jini të përgatitur

Shkencëtarët britanikë renditën parashikimet e tyre për vitin 2022: Jini të përgatitur

08:48, 23/12/2021
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë na ndajnë nga viti 2022 dhe raportet për këtë vit kanë filluar të publikohen.

Një nga këta raporte është dhe ai i shërbimit kombëtar të motit të Britanisë së Madhe, Met Office.

Sipas këtij shërbimi temperaturat vitin e ardhshëm do të jenë 1.09 gradë Celsius mbi mesataren.

Adam Scaife kreu u parashikimeve afatgjata në Met Office theksoi se rezultatet e parashikimit tregojnë se gazrat serrë po ngrohin motin me një ritëm në rritje.

Parashikimi është llogaritur në bazë të nxitësit kryesorë të klimës globale, por nuk përfshin ngjarje të papritura siç janë shpërthimet e mëdha vullkanike.

Gazeta ‘Bloomerg’’ nga ana tjetër nënvizoi se ky ndryshim mund të bëjë që rendimentet globale të korrave të bien me rreth 30% dhe kërkesa për ushqim të rritet me shpejtësi.

Ndërsa kirugi britanik i transplantim të zemrës dhe mushkërive Bill Frist është shprehur se temperaturat ekstreme dhe të ndryshueshme gjithashtu ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, duke rritur shkallën e vdekjeve nga goditjet në tru dhe infarkti miokard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco