Brukseli nis ndëshkimin ndaj Polonisë që nuk përfill autoritetin ligjor të BE

Brukseli nis ndëshkimin ndaj Polonisë që nuk përfill autoritetin ligjor të BE

13:53, 22/12/2021
A+ Aa A-

Brukseli ka nisur sot veprimet ligjore kundër Polonisë për një mosmarrëveshje rreth përparësisë së ligjit të BE-së në këtë vend. Në tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave tëBashkimit Europian, autoritetin suprem ligjor. Vendimi ndezi zemërim në Bruksel dhe dëmtoi më tej marrëdhëniet tashmë të trazuara të Polonisë me krerët e BE-së.

Të mërkurën, Komisioni Evropian tha se kishte "shqetësime serioze" lidhur me vendimin e Polonisë dhe tha se kishte filluar një "procedurë për shkeljen".

Sipas Brukselit, vendimi polak shkelte traktatet e BE-së dhe u mohonte individëve para gjykatave polake, "të drejtën për mbrojtje efektive gjyqësore".

“Më në fund, Komisioni ka dyshime serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese në Poloni”, shtohet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco