Izraeli: Jemi shteti i parë në botë që po japim vaksinën e katërt për COVID

Izraeli: Jemi shteti i parë në botë që po japim vaksinën e katërt për COVID

13:15, 22/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett njoftoi se izraelitët mbi moshën 60 vjeç dhe ekipet mjekësore do të kenë të drejtë për një dozë të katërt të vaksinës COVID-19, sipas rekomandimit të një paneli ekspertësh.

Vendimi erdhi ndërsa shteti përpiqet të frenojë përhapjen e variantit Omicron, duke imponuar kufizime në udhëtime dhe të tjera për të shmangur një bllokim të brendshëm.

"Unë dhashë urdhër që të përgatitemi menjëherë për një vaksinim të katërt," tha Bennett të martën në Tëitter, me një zëdhënës që shtoi se Izraeli do të ishte vendi i parë në botë që do të jepte edhe vaksinën e katërt.

"Bota do të ndjekë gjurmët tona," vazhdoi ai.

Më herët të martën, Bennett e quajti rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Pandemisë të vendit për të filluar një vaksinë të katërt kundër koronavirusit për izraelitët mbi 60 vjeç dhe ekipet mjekësore si "lajm të mrekullueshëm",  "që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën".

"Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës dhe ne po vazhdojmë të jemi pionierë me dozën e katërt gjithashtu," tha ai në fjalën e transmetuar nga zyra e tij, duke u bërë thirrje atyre që plotësojnë kriteret që "shkojnë dhe të vaksinohen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco