Përfundimi i shëndetshëm i procesit që çon në lindje tek gratë kërkon disa hapa.
Një prej tyre është se veza e fekonduar zë vendin e saj në mitër në mënyrë korrekte.
Por ndonjëherë veza e fekonduar mund të ngjitet në çdo vend tjetër përveç mitrës.
Kjo quhet "shtatzani ektopike".
Një nga shembujt më interesantë të kësaj situate ka ndodhur kohët e fundit në Kanada.
Një pediatër në Institutin Kërkimor të Spitalit të Fëmijëve në Manitoba, Dr. Michael Narvey njoftoi se një fëmijë ishte formuar në mëlçinë e një prej grave që ai ekzaminoi.
Duke e përshkruar rastin me një video që ai bëri në TikTok, Dr. Michael Narvey tha:
"Kur pacientja erdhi në ekzaminim, ajo kishte një vonesë menstruale 14-ditore. Ajo ishte 33 vjeç dhe ishte shumë e qartë se ishte shtatzënë. Megjithatë, të gjithë u habitëm që foshnja kishte filluar të rritet në mëlçisë, jo në mitër . "
Në videon e cila u shikua nga 3 milionë përdorues të rrjetit social në një kohë të shkurtër, Dr. Michael Narvey ndau informacionin e mëposhtëm:
"Shtatzënia ektopike është një situatë që hasim te gratë, por kur shikova ekografinë, ishte hera e parë që kam parë një fëmijë që zhvillohet në mëlçi. Mendova se kam parë gjithçka deri sa sot, por kjo ishte e para për mua. Ne e hoqëm menjëherë fëminë dhe e shpëtuam gruan. Fatkeqësisht, fëmija nuk ishte i aftë për të jetuar."
Kur ngjarja u bë shumë interesante, video u mbush edhe me mijëra komente nga njerëz nga e gjithë bota të cilët shprehën habinë e tyre.
"Unë jam një teknik ultratinguj dhe ky do të ishte vendi i fundit ku do të kërkoja një shtatzëni ektopike" shkruan një përdorues i rrjetit social duke shtuar: "Unë nuk besoj se kjo është e mundur. Si një vezë e fekonduar arrin në mëlçi, " .
Po çfarë është një shtatzëni ektopike?
Një shtatzëni ektopike është kur veza e fekonduar, në vend që të implantohet në zgavrën e mitrës, ngec diku tjetër.
Sipas klinikës Mayo , në një shtatzëni tipike ektopike,është kur një vezë e fekonduar ngec në tubin fallopian dhe fillon të rritet atje.
Ndonjëherë, ajo gjithashtu mund të implantohet në vezore ose qafën e mitrës ose në murin e barkut.
Shtatzënia ektopike në mëlçi është "jashtëzakonisht e rrallë", sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik .
Midis 1964 dhe 1999, vetëm 14 raste të shtatzënive ektopike në mëlçi ishin raportuar në botë./ yahoo.com/
© SYRI.net