Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Një tjetër shtet miraton vaksinën e saj anti-covid për përdorim urgjent

Një tjetër shtet miraton vaksinën e saj anti-covid për përdorim urgjent

10:58, 22/12/2021
A+ Aa A-

Një muaj më parë Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se në Komisionin Parlamentar të Planit dhe të Buxhetit, ku u diskutua për buxhetin e minsitrisë së tij për vitin 2022, për vaksinën anti-covid vendas Turkovac  është aplikuar për përdorim urgjent.

Pasi kaloi një muaj nga deklarata e ministrit turk erdhi lajmi që e gjtihë Turqia e priste me padurim.

Si rezultat i aplikimit të bërë në Agjencinë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TİTCK), sot është dhënë zyrtarisht miratimi i përdorimit të urgjencës për TURKOVAC.

TURKOVAC është projekti më gjithëpërfshirës i zhvillimit të vaksinës në Turqi me 8 studime klinike të veçanta të kryera njëkohësisht. 

Gjatë fazës së vlerësimit, kriteret si bilanci përfitim/rrezik i vaksinës, të dhënat klinike dhe përfitimet për shëndetin publik do të diskutohen sipas standardeve shkencore dhe ndërkombëtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco