Franca fillon vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç pas shpërthimit të Omicron

Franca fillon vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç pas shpërthimit të Omicron

10:41, 22/12/2021
A+ Aa A-

Vaksinimi për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç u hap të mërkurën në Francë. “Ne nisim sot vaksinimin e fëmijëve”, tha Ministri i shëndetësisë Olivier Véran për kanalin e lajmeve BFM, “dhe në mëngjes, platform për oraret do të jetë për “fëmijët 5-11 vjeç”.  “Vaksinimet mund të fillojnë pa vonesë, qendrat janë gati”, shtoi ai.

Njoftimi vjen pasi komiteti i etikës i vendit miratoi vendimin javën e kaluar, pasi u hap vaksinimi i fëmijëve vulnerabël. Rreth 90% e të rriturve francezë janë plotësisht të vaksinuar, si dhe mbi tre të katërtat e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Véran tha megjithatë se 12 deri në 17 vjeç nuk do t'iu ofrohen për momentin doza përforcuese.

Varianti Omicron po "përhapet me shpejtësi rrufe" në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex. Ai foli të premten, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të rrepta udhëtimi për ata që hynin nga Mbretëria e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco