Kina sanksionon 4 zyrtarë amerikanë, SHBA ka akuzuar Pekinin për gjenocid ndaj ujgurëve

Kina sanksionon 4 zyrtarë amerikanë, SHBA ka akuzuar Pekinin për gjenocid ndaj ujgurëve

13:24, 21/12/2021
A+ Aa A-

Kina ka sanksionuar të martën 4 anëtarët e Komisionit federal amerikan, të cilët do të kryenin hetime lidhur me ujgurët myslimanë në Xinjiang për atë që SHBA-të e quajnë gjenocid.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijan ka deklaruar se sanksionet e mëparshme të SHBA-ve ndaj Kinës lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

Zhao Lijan: SHBA vendosi sanksione të paligjshme ndaj zyrtarëve kinezë me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Xinjiang. Këto veprime ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, shkelën normat themelore të marrëdhënieve tona ndërkombëtare. Kina e dënon me forcë këtë.

Zyrtari kinez tha se shteti i tij po vepronte konform ligjeve në fuqi të Kinës dhe se do të urdhëronte ngrirjen e aseteve për 4 komisionerët amerikanë.

Zhao Lijan: Ne po ndërmarrim kundërmasa ndaj katër personave nga Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, të cilat përfshijnë ndalimin e hyrjes në Kinë dhe ngrirjen e aseteve të tyre.

Gjendja e ujgurëve myslimanë në Kinë ka përkeqësuar marrëdhëniet diplomatike midis fuqive perëndimore dhe Pekinit, i cili mohon çdo akuzë.

Uashingtoni ka vendosur sanksione për dhjetëra politikanë dhe kompani kineze, si edhe ka bojkotuar Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco