Papa Françesku shpall sot Mesazhin e Paqes

Papa Françesku shpall sot Mesazhin e Paqes

10:14, 21/12/2021
A+ Aa A-

Konferenca për shtyp është caktuar më 21 dhjetor, në orën 11.30. Ky do të jetë mesazhi i nëntë i Papës për Ditën botërore, që kremtohet çdo 1 janar. Do të flasin drejtuesit e Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, si edhe Aboubakar Soumahoro, kryetar i Lidhjes së Punëtorëve të Krahut dhe zëdhënës i shoqatës “Të padukshmit në Lëvizje”, njoftoi Vatikani.

Në transmetim të drejtpërdrejtë nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë më 21 dhjetor, në orën 11.30, do të paraqitet për shtypin Mesazhi i Papës Françesku për Ditën e 55-të Botërore të Paqes me temë: “Dialogu ndërmjet brezave, edukimi dhe puna: mjete për arritjen e një paqeje të qëndrueshme”. Dita kremtohet çdo 1 janar, me dëshirën e Papës shenjt Pali VI, i cili e filloi këtë traditë në vitin 1968.

Teksti i Françeskut do të paraqitet nga kardinali Peter Kodëo Appiah Turkson, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, si edhe nga motër Alessandra Smerilli, Sekretare e përkohshme e të njëjtit Dikaster e me atë Fabbio Baggio, zv.sekretar i Seksionit të Migrantëve dhe Refugjatëve. Me ta, Aboubakar Soumahoro, kryetar i Lidhjes së Punëtorëve të Krahut dhe zëdhënës i shoqatës “Të padukshmit në Lëvizje”.

Kujtojmë se tema e Mesazhit 2022 u bë e njohur më 13 nëntor. Ka të bëjë me një kuadër të trefishtë dhe me po aq rrugë reflektimi e veprimi për paqen e qëndrueshme. Françesku - siç njoftoi në një deklaratë për shtyp Dikasteri për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor - propozon një interpretim të ri, që u përgjigjet nevojave të së tashmes dhe të së ardhmes. Siç pati thënë në fjalimin drejtuar Kuries romake, me rastin e përshëndetjeve të Krishtlindjes, më 21 dhjetor 2019, Ati i Shenjtë i fton të gjithë t’i “lexojnë shenjat e kohërave me sytë e fesë, në mënyrë që drejtimi i këtij ndryshimi të zgjojë pyetje të reja dhe të vjetra, me të cilat është e drejtë dhe e nevojshme të përballemi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco