Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Lan qentë endacakë për t'i ndihmuar të gjejnë një shtëpi, djali nga Brazili habit me gjestin e tij

Lan qentë endacakë për t'i ndihmuar të gjejnë një shtëpi, djali nga Brazili habit me gjestin e tij

15:51, 20/12/2021
A+ Aa A-

Fëmijet me zemër të madhe shpesh dinë të na lënë të habitur.

Po kështu edhe ky djalë, i cili e shfrytëzon kohën e tij për të larë qentë endacakë dhe në këtë mënyrë rrit shanset e tyre për të gjetur një shtëpi.

Ka një numër të madh kafshësh të braktisura në botë, ëndrra më e madhe e të cilave është të gjejnë një shtëpi të ngrohtë.

Këtë e ka të qartë 11-vjeçari Thiago, një brazilian që e merr seriozisht detyrën e tij.

Në kuadër të projektit të tij "Sou de rua as to lipinho", që do të thotë "Unë jam një endacak, por jam i pastër", djali mbledh qentë e rrugës për t'i larë dhe kështu i përgatit për adoptim 'më të lehtë'.

Dashuria e tij për kafshët është e pamasë dhe me shembullin e tij ka lënë pa fjalë shumë njerëz.

Ideja i lindi vetë dhe babai i tij e ndihmoi për gjithçka.

“Në një bisedë me babain tim, i tregova për idenë time për të larë qentë endacakë, i thashë se qentë do të ishin më të pastër dhe më aromatikë dhe se njerëzit do t’i shikonin ndryshe”, tha djali.

Djali dhe babai i tij Eduardo tashmë kanë ndryshuar jetën e 50 qenve të rrugës dhe pasi janë larë, postojnë fotot e tyre në profilin e tyre në Instagram.

Thiago shpreson se projekti i tij do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit mendojnë për endacakët që kalojnë çdo ditë pranë tyre, por edhe se do të bindë disa prej tyre që t'u japin një shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco