Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Teoria më e re konspirative dhe që po përhapet me shpejtësi në Francë: Brigitte Macron është transgjinore

Teoria më e re konspirative dhe që po përhapet me shpejtësi në Francë: Brigitte Macron është transgjinore

14:51, 20/12/2021
A+ Aa A-

Hashtag # JeanMichelTrogneux (Jean Michel Tronier), i cili thotë se "Zonja e Parë" e Francës, Brigitte Macron, është transgender, është duke e bërë xhiron e mediave franceze . 

Elize ka ngritur një padi kundër atyre që fshihen pas lajmeve të rreme që synojnë të njollosin imazhin e saj.  

Gazeta “Liberation” sqaron se lajmi i rremë u përhap me shpejtësi me ndihmën e llogarive në rrjetet sociale që po luftojnë presidentin francez Emanuel Macron në mes të periudhës parazgjedhore.

Bëhet fjalë për faqet e ekstremit të djathtë, lëvizjes kundër vaksinimit dhe mohuesve të koronavirusit që shfrytëzuan rastin për të sulmuar Zonjën e Parë të Francës, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

Në Facebook, shkruan gazeta “Liberation”, ky thashetheme është ndahet mes faqeve të “Jelekëve të Verdhë” apo atyre që nuk janë dakord me masat anti-covid  të marra nga Emanuel Macron.

' A është Brigitte Macron Jean-Michel Tronier? “, thuhet në postimin e diskutueshëm, duke vendosur krah për krah një foto të Brigitte nga e kaluara dhe të një djali të panjohur me mbishkrimin e mëposhtëm:

" Ne gjetëm gjurmë të Brigitte ose Jean-Michel-Henri Tronier në Toulon në vitin 1973, kur ajo zotëronte një dyqan bizhuterish, përpara se të ndryshonte gjininë dhe identitetin, në fund të viteve '80. Majtas, djali i vogël dhe djathtas kur u bë mësues i shkollës së mesme dhe quhej Brigitte”.

Gazeta “Le Monde” pretendon se Natasha Ray, e cila e quan veten gazetare, ishte e para që publikoi lajmin e rremë në një seri artikujsh në revistën e së djathtës ekstreme “Faits et document”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco