Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Tragjike/ Vdesin në një aksident rrugor në Romë dy motrat 23 dhe 19 vjeç

Tragjike/ Vdesin në një aksident rrugor në Romë dy motrat 23 dhe 19 vjeç

08:18, 20/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Romë.

 Dy motrat 23 dhe 19 vjeç Antonella dhe Lorena kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Romë.

Ata po ktheheshin nga një festë diplomimi - Antonella, motra e madhe, po ngiste makinën kur ka ndodhur ngjarja. 

Pranë saj, në sediljen e pasagjerit, ishte ulur Lorena.

 Mbetet për t'u sqaruar pse Antonella humbi kontrollin e makinës shkruajnë mediat italiane. 

Nuk përjashtohet mundësia që makina të ketë lëvizur me shpejtësi të madhe.

 Vajzat mbrëmë, si shumë herë të tjera, kishin dalë së bashku për të shkuar në festën e diplomimit të një shoqeje të përbashkët. 

Ata kishin qenë në një klub në lagjen Ostiense, Romë një nga zonat e jetës së natës, dhe pikërisht aty Lorena, pak para se të vdiste, kishte postuar disa video në Instagram që i portretizonin duke buzëqeshur së bashku me miqtë.

 Në njërën prej tyre shihet edhe motra e saj.

Lamtumira therëse e babait - Dhimbje e madhe për vdekjen e dy motrave në të gjithë rrethin Centocele, ku janë rritur dhe shumë e njohin familjen.

 “Ishin vajza shumë të mira” kujtojnë fqinjët që në këto orë po mblidhen rreth familjes.

 Pak orë pas aksidentit babai i dy vajzave, gazetari bolivian  Luis Flores ka bërë të ditur humbjen e vajzave të tij në një postim.

 "Familja Flores-Chevez është në zi - shkruan Flores,  Antonella dhe Lorena Flores Chevez kanë pushuar tragjikisht së ekzistuari. U prefshin në paqe... bijat e mia hyjnore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco