Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Francë, tubime kundër racizmit dhe pro mbështetjes së të huajve pa dokumente

Francë, tubime kundër racizmit dhe pro mbështetjes së të huajve pa dokumente

15:23, 19/12/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 7,000 njerëz u mblodhën në disa mitingje në të gjithë Francën kundër racizmit dhe në mbështetje të të huajve pa dokumente.

 

Protestuesit, të shqetësuar për rritjen e ideve të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në prill, mbanin pankarta "Liri, Barazi, Dokumente".

Në Paris, të mbledhurit mbanin një poster me një mbishkrim të madh: "Pavarësisht se nga vijmë, ku kemi lindur, vendi ynë quhet solidaritet".

Disa dhjetëra organizata, shoqata dhe sindikata kanë bërë thirrje për mitingje si pjesë e një fushate kundër racizmit dhe të djathtës ekstreme.

Shumë janë të shqetësuar për deklaratat e Eric Zemur, kandidatit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet presidenciale, i cili mbron ndalimin e emigracionit dhe heqjen e të drejtës për tokë, pra të drejtën e të huajve për të marrë nënshtetësinë nëse kanë lindur në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco