Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

OBSH konfirmon: Omicron përhapet më shpejt se varianti Delta

OBSH konfirmon: Omicron përhapet më shpejt se varianti Delta

15:13, 19/12/2021
A+ Aa A-

Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt sesa varianti Delta, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tashmë, Omicron është përhapur zyrtarisht në 89 vende të botës. Në vendet ku është shfaqur, ekspertët kanë konfirmuar se ky variant i ri përhapet më shpejt se Delta, thuajse 2-fish, edhe në ato vende me nivel të lartë të imunizimit, falë vaksinimit.

Po sipas OBSH, Omicron pritet të jetë varianti dominues në të gjithë botën, brenda muajit janar.

Kjo fundjavë e gjeti pjesën më të madhe të Europës në protesta, me mijëra vetë në shesh, kundër masave të ashpra anti-covid, vaksinimit dhe certifikatës së gjelbër, që në disa shtete do të qëndrojë në fuqi së paku deri në mars të vitit të ardhshëm.

Protestat më të dhunshme dhe më masive janë regjistruar prej mbrëmjes së të premtes në Londër, me dhjetëra të plagosur, por asnjë të arrestuar, pas përleshjeve me policinë. Të shtunën, Britania shënoi rekord rastesh të reja, mbi 95 mijë, për të cilën këshilltarët e qeverisë thonë se mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Protesta pati edhe në Barcelona e Bilbao të Spanjës, me mijëra vetë që dolën në rrugë kundër vendimit për të ndaluar hyrjen në bare restorante e palestra, pa pasur certifikatën e vaksinimit. Nga nisja e pandemisë, Spanja ka shënuar mbi 88 mijë viktima nga covid19.

Prej të shtunës, në protestë kanë dalë edhe parizienët, kundër pasaportës së vaksinimit, që hyn në fuqi prej 1 janarit. Sipas francezëve, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë shkel të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Francë, zyrtarisht sipas të dhënave, janë vaksinuar 90% e popullsisë, mbi 18 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco