Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Tragjedi ajrore/ Aeroplani rrëzohet në det, katër të vdekur

Tragjedi ajrore/ Aeroplani rrëzohet në det, katër të vdekur

14:23, 19/12/2021
A+ Aa A-

Një aeroplan turistik u rrëzua mëngjesin e sotëm në brigjet lindore të Australisë. Si pasojë e këtij aksidenti ajror kanë mbetur të vdekur në bord 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur.

Piloti mashkull 69-vjeçar i kishte marrë tre pasagjerët në një udhëtim turistik, tha policia. Aeroplani u rrëzua në një zonë në verilindje të Brisbane, menjëherë pas nisjes.

Policia po punon ende për të identifikuar pasagjerin mashkull dhe fëmijët, për të cilët inspektori Craig White tha se ishin pak më të vegjël se adoleshentët.

“Ky është një aksident tragjik… në prag të Krishtlindjeve dhe gjëja e fundit që çdo familje duhet të kalojë në këtë kohë të vitit, në çdo kohë,” u tha WShite gazetarëve.

Komisioneri i Bordit Australian të Sigurisë së Transportit, Angus Mitchell tha se një raport mbi shkakun e mundshëm të rrëzimit do të përfundoje brenda gjashtë deri në tetë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco