FOTO/ Tërmeti i fuqishëm godet Italinë

FOTO/ Tërmeti i fuqishëm godet Italinë

12:12, 18/12/2021
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë është ndjerë në zonën e Bergamos dhe gjithashtu në Milano , rreth orës 11:35 me orën lokale.

 Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë me epiqendër në Bonate Sotto (Bergamo). 

Në zona të ndryshme të kryeqytetit Lombard, ndërtesat u tronditën intensivisht aq sa njerëzit kanë dalë në rrugë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 25 kilometrash.

 Në Milano janë evakuuar disa shkolla pasi nxënësit në momentet e lëkundjes ishin strehuar poshtë tavolinave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco