Nëna e zemëruar tërheq zvarrë prej flokë vajzën e saj e cila nuk donte të kthehej në shtëpi

Nëna e zemëruar tërheq zvarrë prej flokë vajzën e saj e cila nuk donte të kthehej në shtëpi

10:09, 18/12/2021
A+ Aa A-

Turqi- 15 vjeçarja kishte pesë ditë që nuk kishte shkuar në shtëpi.

E ëma e cila po e kërkonte vajzën e saj e takoi atë rastësisht në një rrugë në stacionin e vjetër të Kasapëve, shkruan media turke Haberler.

15 vjeçarja është përpjekur t’i bëjë rezistencë nënës së saj e cila në videon e mëposhtme shihet që po tërhiqte prej flokësh vajzën e saj.

Teksa vajza bërtiste prej dhimbjes njerëzit përreth nxituan për ta ndihmuar, ndërkohë vajza ka shpëtuar nga duart e të ëmës dhe është larguar.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e policisë të cilët më pas e kanë dërguar të ëmën e 15 vjeçares në rajon ku dhe i kanë marrë një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco