Cila kompani e prodhimit të makinave i jep ‘puthjen e jetës’ motorëve me naftë?!

Cila kompani e prodhimit të makinave i jep ‘puthjen e jetës’ motorëve me naftë?!

07:35, 18/12/2021
A+ Aa A-

Kompania e prodhimit të makinave Volkswagen së fundmi ka zhvilluar motorët që janë të pajtueshëm me një lloj të veçantë nafte me emetim deri në 95% më të ulët të dioksidit të karbonit, krahasuar me naftën.

Të gjithë modelet e saja të dorëzuar në korrik të 2021 e tutje të cilat përfshijnë motorët me katër cilindra, mund të konsumojnë ‘parafinë nafte’ e cila është çertifikaur si biokarburant.

Edhe pse Grupi VW është fokusuar në lëvizshmërinë elektrike, iniciativa specifike e grupit tregon se ai po kërkon mënyra të tjera për të reduktuar gjurmën e tij mjedisore.

Kujtojmë se objekti i grupit është ulja e emetimeve të dioksiditit të karbonit me 40% deri në vitin 2030 dhe arritja e neutralitetit të karbonit 2050.

Vitet e fundit kërkesa për makina me naftë është në rënie të lirë, duke i lënë vendin modeleve të buta hibride, hibride dhe thjesht elektrike.

Performanca komerciale e automjeteve me naftë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar është edhe më dekurajuese, ku pjesa e tyre mezi arrin në 5%.

Vlen të theksohet se parafina dizel është një biokarburant që prodhohet, ndër të tjera, nga hidrogjenizimi i vajrave bimore (HVO).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco