Partia e kryeministrit britanik, Boris Johnson, pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet e mes-mandatit.
Sipas BBC, Konservatorët humbën thellë në zonën zgjedhore të North Shropshire. Fituese doli Helen Morgan e Liberal Demokratëve, duke marrë 6 mijë vota më tepër dhe përmbysur mazhorancën e Konservatorëve prej 23 mijë votash.
BBC raporton se kjo zonë ishte nën kontrollin e Konservatorëve prej të paktën 200 vitesh.
“Boris Johnson, festa mbaroi,” tha ajo pas fitores, që ka goditur rëndë pozitat e kryeministrit britanik.
Një nga deputetët veteranë të Konservatorëve, Roger Gale tha: “Edhe një goditje dhe Johnson largohet”.
Ky muaj ka pasur edhe të tjera turbullira për Boris Johnson, i cili u përball me kritika për mënyrën se si po menaxhohet pandemia.
BBC shkruan se Johnson është njeriu që zakonisht si të rikthehet më i fortë në situata të vështira. Por kjo goditje është shumë e rëndë dhe duket se Konservatorët po përgatiten për largimin e tij vitin që vjen.
© SYRI.net