Kim Jong Un ekzekuton publikisht 7 persona, dëgjonin muzikën e shtetit fqinj

Kim Jong Un ekzekuton publikisht 7 persona, dëgjonin muzikën e shtetit fqinj

08:53, 17/12/2021
A+ Aa A-

 Ekzekutimi i shtatë personave u krye nga regjimi i Koresë së Veriut me urdhër të Kim Jong Un, pasi viktimat po dëgjonin muzikë të Koresë së Jugut!

Ankesa është bërë nga organizata e të drejtave të njeriut "Transitional Justice Working Group", e cila raportoi se shtatë personat u kapën nga autoritetet e vendit duke parë video të grupeve muzikore nga fqinji dhe rivali, Koreja e Jugut.

Sipas ligjit  të Koresë së Veriut, posedimi i materialeve K-pop ose K-drama mbart dënimin me vdekje pasi Kim beson se kjo lloj muzike promovon kapitalizmin.

Në ankesë nuk saktësohet se kur kanë ndodhur saktësisht këto ekzekutime, përveçse vendodhjes e cila është provincën Hyesan, ku pak javë më parë u arrestuan të rinjtë për posedim të USB me serialin koreano-jugor të Netflix, Squid Game.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco