Zbulohet plani sekret që BE ka përgatitur për Putinin në rast se ai sulmon Ukrainën

Zbulohet plani sekret që BE ka përgatitur për Putinin në rast se ai sulmon Ukrainën

14:47, 16/12/2021
A+ Aa A-

 Tensioni Rusi-Ukrainë ka qenë në axhendën kryesore të BE-së prej javësh.

Rusia, e cila vazhdon të vendos trupat e saj në kufirin ukrainas dhe bën deklarata të ashpra njëra pas tjetrës, duket se nuk ka shumë qëllim të tërhiqet edhe pse liderët e BE-së bënë deklarata duke paralajmëruar Rusinë një nga një.

Por siç duket anëtarët e unionit tani po planifikojnë të ndërmarrin një hap kolektiv kundër Putinit.

Sipas një drafti të zbuluar në Guardian, liderët e BE-së po bashkohen kundër presidentit rus Putin, ku kanë përgatitur një draft ku thuhet se pushtimi rus i Ukrainës do të kishte "pasoja të mëdha dhe kosto serioze".

Deklarata do t'i dërgohet Kremlinit pas samitit të së enjtes, megjithëse zyrtarët e BE-së nuk pranuan të shtjellojnë se çfarë masash mund të merren.

Në draftin e zbuluar thuhej:

“Këshilli i Evropës përsërit mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Çdo sulm ushtarak në Ukrainë do të ketë pasoja të mëdha dhe një kosto serioze”.

Presidenti rus Putin ka mobilizuar rreth 175,000 trupa në kufirin verior, lindor dhe jugor të Ukrainës.

Putin, i cili bisedoi me presidentin amerikan Joe Biden javën e kaluar, përcolli listën e garancive të detyrueshme të sigurisë që ai donte nga perëndimi dhe SHBA.

Shtëpia e Bardhë tha se do t'i ndante këto kërkesa me qeveritë e BE-së.

 

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha ditën e djeshme se BE-ja është e përgatitur në rast se Rusia përshkallëzon situatën ushtarake.

Zyrtarët dhe diplomatët e BE-së deri më tani nuk kanë njoftuar se çfarë masash do të merren pasi kjo mund të dobësojë qëndrimin e tyre. 

Është raportuar  gjithashtu se vendet perëndimore kanë lidhje të ndryshme ekonomike me Rusinë por edhe kjo është marrë parasysh gjatë marrjes së vendimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco