Itali, hyjnë në histori 5 fëmijët e parë që u vaksinuan kundër Covid

Itali, hyjnë në histori 5 fëmijët e parë që u vaksinuan kundër Covid

09:24, 16/12/2021
A+ Aa A-

“Janë fëmijë nga 6 deri në 9 vjeç, të parët që janë vaksinuar dje në Itali – tha këshilltari rajonal për shëndetësinë Alessio D’Amato – Vaksinimi u bë më 15 dhjetor. Unë jam shumë i kënaqur. Punonjësit janë veshur si kllounë për ta bërë këtë moment të gjallë si festë".

Kanë qënë rreth një mijë fëmijë që u vaksinuan dje në Lacio kundër Covid-it. Këtë e sqaroi këshilltari rajonal për shëndetësinë, Alessio D'Amato." 900 qenë të regjistruar tek pediatrët, por shumë erdhën me dëshirën e tyre. I vaksinuari i parë ishte një djalë 5-vjeçar këtu në Spallanzani dhe është mirë”.

Një atmosferë e qetë, pothuajse festive dhe e rregullt. Për shkak se vaksinimet bëhen me orare, kështu që nuk priteshin radhë të gjata.

Sipas Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë Shëndetësor, gjatë konferencës për shtyp për fushatën e vaksinimit në moshën pediatrike, "ka prova që tregojnë se një përqindje prej rreth 7% e fëmijëve mund të zhvillojnë simptoma të zgjatura të Covid-it të gjatë. Këto shifra shprehin arsyen pse duhet të përshëndesim me gëzim faktin që familjet italiane mund të përfitojnë nga mundësia për të vaksinuar fëmijët”. Përveç kësaj, vaksinimi i tyre “bën të mundur garantimin e ndjekjes së shkollës, të mësimdhënies ballë për ballë dhe aktiviteteve lozonjare-rekreative të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim adekuat psikik”.

Vaksinimi kundër Covid nga 5 deri në 11 vjeç, theksoi ai, "ofron një mjet të rëndësishëm për të mbrojtur fëmijët nga rreziku i sëmundjeve të rënda. Në çdo 10,000 raste simptomatike pediatrike ka 65 shtrime në spital, 6 shtrime intensive dhe një vdekje.  

Për më tepër, në moshën pediatrike Covid-i mund të shfaqet me sindromën inflamatore multisistemike, e cila shfaqet në një moshë mesatare 9 vjeç, 45% e rasteve diagnostikohen midis 5 dhe 11 dhe 70% mund të kërkojnë terapi intensive”.

“Ne mirëpresim me entuziazëm mundësinë për të vaksinuar fëmijët për faktorë shëndetësorë, psikologjikë dhe socialë. Fillimisht, duhet theksuar se nga mosha 5 deri në 11 vjeç “kemi parë një rritje të ndjeshme të incidencës, e cila javët e fundit ka arritur në 250 raste për 100 mijë persona, me një rritje të ndjeshme krahasuar me grupmoshat e tjera,  përfshirë ata mbi 12 vjeç në të cilat pjesa më e madhe e fëmijëve janë vaksinuar”, tha  Annamaria Staiano, presidente e Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), gjatë konferencës për shtyp për fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 në moshën pediatrike në Ministrinë e Shëndetësisë.

History

Saved

Contribute

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco