Aksident tragjik në Australi, katër fëmijë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur rëndë

Aksident tragjik në Australi, katër fëmijë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur rëndë

07:08, 16/12/2021
A+ Aa A-

Katër fëmijë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë pasi një erë e fortë rrëmbeu një "kështjellë" plastike të fryrë në një shkollë duke hedhur në një lartësi prej dhjetë metrash në Devonport, Tasmania.

Shërbimet e ndihmës së parë, të mbështetur nga disa helikopterë, nxituan në skenën e tragjedisë rreth orës 10:00  me orën lokale.

Asnjë informacion tjetër nuk u dha për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve dhe familjeve të tyre. 

Sipas mediave australiane, festa e fundvitit shkollor ishte duke u zhvilluar në institucionin arsimor kur ndodhi aksidenti tragjik.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison , e përshkroi aksidentin si  si "të paimagjinueshëm zemërthyer".

“Fëmijët e vegjël kishin dalë për t'u argëtuar me familjet e tyre, dhe në vend të kësaj ne patëm një tragjedi kaq të tmerrshme këtë periudhë të vitit. "Të thyhet zemra," tha ai .

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai16/12/2021 10:29

Perpara se te publikoni kesi pacavuresh, thjesht per gazetari korrekte, lexoni dhe lajme te tjera. Keta kater femije nuk kane vdekur ne aksident, keta kane qene nder te paret ne femije qe u vaksinuan ne rajonin e Davenportit, e menjehere pas vaksinimit kane nderruar jete. Festa e fundivit shkollor behet ne shkolle dhe jo ne maje te shkolles dykateshe por ne oborrin e saj te zbukuruar dhe jo me prezence te familjareve. Kaq sa per kulture..... Se po i fryni keto kohe axhendes se atij qe ju akuzoi komunistin e pare pas vitit 1990 qeju e keni shume merak...

Shto koment

Denonco