Edhe Finlanda është 'cool': Kryeministrja Sanna Marin i përgjigjet shakasë së Elon Musk në Twitter

Edhe Finlanda është 'cool': Kryeministrja Sanna Marin i përgjigjet shakasë së Elon Musk në Twitter

09:31, 15/12/2021
A+ Aa A-

Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, është bërë personaliteti më i fundit global që ngacmoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin. 36-vjeçarja u kritikua në masë që hyri në një klub nate pasi ra në kontakt me dikë që ishte i sëmurë me COVID-19 fundjavën e kaluar.

Sanna Marin ka kërkuar falje për sjelljen e saj, por është bërë simbol i talljeve online, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Të dielën, Musk postoi një foto për 66 milionë ndjekësit e tij, ku bënte shaka me veprimet e kryeministres Marin. Në  "meme" paraqiteshin dy të rinj në një klub nate, ku djali joshte një vajzë të panjohur dhe ajo ia kthente: Unë jam kryeministrja e Finlandës!

Postimi i tij u shpërnda gati 18,000 herë dhe është pëlqyer nga mbi 244,000 përdorues të Twitter. Musk është i njohur shpesh për aktivitetin e tij të çuditshëm në Twitter dhe analistët në Finlandë nga ana tjetër nuk qenë të befasuar që veprimet e kryeministres Sanna Marin u bënë virale në mbarë botën.

Pas fotos, Elon Musk më vonë iu përgjigj një përdoruesi tjetër në Twitter, ku shtonte se Sanna Marin "i dukej e lezetshme".

Kryeministrja finlandeze nuk u duk e prekur nga shakaja dhe iu përgjigj vetë Musk-ut, duke shkruar në Twitter se “edhe Finlanda është e lezetshme! Një shtet nordik i mirëqenies që dëshiron të jetë neutral ndaj klimës deri në vitin 2035 ... dhe njerëzit më të lumtur në botë, jetojnë në Finlandë".

Finlanda u kurorëzua si vendi më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi në vitin 2021.

Mesazhi ngacmues i Musk:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco