Më shumë se 800,000 qytetarë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, duke u bërë numri më i lartë kombëtar i regjistruar, i vdekjeve nga pandemia e Covid-19.
Kjo vjen pasi SHBA arriti në 50 milionë raste të konfirmuara të Covid-19 të hënën, 13 dhjetor. Shumica e vdekjeve janë regjistruar te personat e pavaksinuar dhe te të moshuarit.
BBC shkruan se numri i vdekjeve ishte më i lartë gjatë viti 2021 sesa në 2020-ën. SHBA po sheh sërish rritje të vdekjeve.100,000 vdekjet e fundit ndodhën vetëm në 11 javët e fundit.
© SYRI.net