Franca ka hapur 400 hetime në rrjetet që ofrojnë karta false shëndetësore për COVID-19, tha Ministri i Brendshëm të dielën, pasi shtrimet në spital të lidhura me virusin rriten ndjeshëm në të gjithë vendin.
Rasti i një gruaje me virus që vdiq në një spital rajonal të Parisit pasi kishte treguar një çertifikatë të rreme vaksine ka tërhequr vëmendjen në mediat franceze ditët e fundit. Shefi i kujdesit intensiv të spitalit tha se ata do t'i kishin dhënë gruas trajtim të menjëhershëm me antitrupa nëse do ta dinin që ajo nuk ishte e vaksinuar.
Autoritetet kanë identifikuar disa mijëra karta false shëndetësore për COVID-19 në përdorim në të gjithë Francën, tha të dielën Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në radion RTL. Ai tha se rreth 400 hetime janë hapur për shitjen e kartave false, duke përfshirë disa "të lidhura me profesionistët e shëndetësisë".
Ai nuk tha se sa persona janë arrestuar deri më tani, e as nuk dha detaje.
© SYRI.net