Shkon në 3 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Itali

Shkon në 3 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Itali

11:23, 12/12/2021
A+ Aa A-

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë raportuar të zhdukur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin sicilian të Ravanusa herët në mëngjesin e së dielës, sipas shërbimit italian të zjarrfikësve Vigili del Fuoco dhe agjencisë së lajmeve ANSA.

Ekipet e urgjencës zbuluan trupin e një burri ndërsa vazhdonin të kërkonin të mbijetuarit nën rrënoja, ka bërë të ditur shërbyesi i Zjarrfikësve, Vigili del Fuoco, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Dy gra janë shpëtuar deri më tani, duke përfshirë një që u nxor e gjallë nga rrënojat, sipas shërbimit zjarrfikës.

Autoritetet italiane thanë se ndërtesa u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi, e cila shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi një tjetër, sipas ANSA.

"Gazi është grumbulluar ose nën tokë ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit gjithashtu mund të ketë shkaktuar shpërthimin”, ka thënë komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino.

“Në ditët në vijim do të kryejmë hetime më të detajuara”, ka thënë ai, duke shtuar se “është e sigurt se një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme”.

Shkaqet e mundshme të këputjes së tubit mund të jenë moti i keq, zhvendosja e tokës ose ashensori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco