Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

170 mijë trupa në kufi me Ukrainën, Putin thotë atë që s’duhet

170 mijë trupa në kufi me Ukrainën, Putin thotë atë që s’duhet

14:26, 10/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka përkeqësuar retorikën e tij për situatën në Ukrainë, duke thënë që lufta në këtë vend duket si gjenocid.

Rebelët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar trupat ukrainase prej vitit 2014, dhe tensionet janë rritur derisa Rusia i ka grumbulluar rreth 170 mijë trupa në kufi.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden ka diskutuar bisedën e fundit që pati me z. Putin në një thirrje me homologun e tij ukrainas, raporton BBC.

Ka frikë që Rusia po planifikon ta pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia për momentin e ka mohuar.

Video-thirrja e të martës mes Bidenit dhe Putinit u pa si një përpjekje për të lehtësuar tensionet.

Washingtoni me aleatët e tij ka paralajmëruar Kremlinin për sanksione të ashpra ekonomike nëse sulmon fqinjtë e saj.

“Ne po e shohim çka po ndodh në Donbas. Duket si gjenocid,” – u shpreh z. Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco