Burgim të përjetshëm vrasësit të policit të paarmatosur në Zelandën e Re

Burgim të përjetshëm vrasësit të policit të paarmatosur në Zelandën e Re

08:37, 10/12/2021
A+ Aa A-

Një burrë nga Zelanda e Re është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici, që e kishte tmerruar kombin vitin e kaluar.

Polici 28-vjeçar, Matthew Hunt, u vra në qershor të vitit 2020, kur ai dhe kolegu iu afruan anëtarit të një bande, Eli Epiha, pasi ky i fundit kishte bërë aksident me veturën e vet në Auckland.

Epiha, i cili ishte duke ikur me shpejtësi nga policia e trafikut, hapi zjarr përderisa policët po i afroheshin për ndihmë. Ai e plagosi policin tjetër para se ta vriste të ndjerin Hunt, shkruan BBC.

Policët ishin të paarmatosur në atë kohë. Vrasja e këtij polici ishte hera e parë që një zyrtar policor e humbi jetën në detyrë në Zelandën e Re që nga viti 2009.

Të premten, Gjykata e Lartë tha se polici që po ikte nga të shtënat ishte qëlluar katër herë nga prapa, pastaj kishte një ndërprerje dhe prapë të shtëna, pasi i sulmuari ishte rrëzuar në tokë.

I akuzuari e ka pranuar vrasjen e policit, por e ka refuzuar akuzën për tentim-vrasje të policit tjetër, i cili u qëllua tri herë. Sidoqoftë, gjykata e shpalli fajtor të akuzuarin edhe për këtë akuzë.

Gjykata e dënoi Epiha-n me burgim të përjetshëm. I dënuari nuk ka të drejtë të kërkojë lehtësim të dënimit për të paktën 27 vjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco