Australia aprovon vaksinën për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç

Australia aprovon vaksinën për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç

08:31, 10/12/2021
A+ Aa A-

“Ky është një lajm i mirë për miliona familje në të gjithë vendin që duan që fëmijët e tyre të kenë mundësinë të vaksinohen”, është shprehur kryeministri australian Scott Morrison.

Pas shqyrtimit të të dhënave nga Kanadaja, Autoriteti Australian i Vaksinave rekomandoi që të ketë një interval prej tetë javësh midis dy dozave të vaksinës që u jepen fëmijëve, i cili mund të reduktohet në tre javë nëse ndodh një shpërthim.

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç do të marrin fillimisht vaksinën Pfizer, ndërsa rregullatori do të marrë në konsideratë edhe vaksinën Moderna , e cila pritet të vendoset në javët në vijim.

Vendimi për të vaksinuar fëmijët u mor në një kohë kur autoritetet australiane po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e një doze përforcuese të vaksinës Covid-19. 

Vendi tashmë ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë , me pothuajse 90% të popullsisë së tij mbi moshën 16 vjeç të imunizuar plotësisht.

 Në të njëjtën kohë, rreth 70% e adoleshentëve të moshës 12 deri në 15 vjeç janë gjithashtu plotësisht të vaksinuar.

Autoritetet australiane po u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin një vaksinë të tretë, pasi shqetësohen për një variant të ri të llojit të koronavirusit, Omicron, i cili duket të jetë më ngjitës në një kohë kur rastet e Covid-19 po rriten në mënyrë të qëndrueshme në Sydney, qytei i dyti më i madh në Australi. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco