Një nga personat e dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggi arrestohet nga policia franceze

Një nga personat e dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggi arrestohet nga policia franceze

07:39, 08/12/2021
A+ Aa A-

Një burrë saudit, i cili është në mesin e 26 të dyshuarve për vrasjen e disidentit dhe gazetarit Jamal Khashoggi, është arrestua në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

 Emri i tëarrestuarit është Khaled Aedh al Otaibi, ai është 33 vjeç dhe një ish roje mbretërore saudite, sipas radios franceze RTL dhe po udhëtonte me një pasaportë në emrin e tij.

Khashoggi u vra më 3 tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi. 

 Në vend u organizua edhe një gjyq, jo i qartë, ndaj autorëve të dyshuar të vrasjes, që çoi në dënimin me vdekje për pesë persona dhe 24 vjet burg për tre të tjerë.

 Sipas hetimeve të kryera në Turqi, megjithatë, agjentët ishin urdhëruar të vrisnin Khashoggi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

 Disa hetime gazetareske pretenduan se urdhri erdhi drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco