CEO i Better.com pushon nga puna 900 punëtorë përmes Zoom-it

CEO i Better.com pushon nga puna 900 punëtorë përmes Zoom-it

13:58, 07/12/2021
A+ Aa A-

 Shefi Ekzekutiv i Better.com, Vishal Garg ka qënë në qendër të vëmëndjes për shkak se ai ka pushuar nga puna 15% të fuqisë punëtore të kompanisë - rreth 900 punonjës në Indi si dhe në SHBA - përmes një video call .

Garg bëri një telefonatë në Zoom javën e kaluar me punonjësit e Better.com, një kompani me bazë në SHBA për pronësinë e shtëpive dixhitale, me seli në Nju Jork. 

“Faleminderit që u bashkuat. Unë vij tek ju me një lajm jo të mirë. Tregu ka ndryshuar  siç e dini, dhe ne duhet të lëvizim me të në mënyrë që të mbijetojmë, në mënyrë që të shpresojmë se mund të vazhdojmë të lulëzojmë dhe të vazhdojmë në misionin tonë' fillon Garg në videon tashmë virale.

''Ne po pushojmë rreth 15 për qind të kompanisë për një sërë arsyesh – tregu, efikasiteti, performanca dhe produktiviteti,” thotë ai. 

“Nëse jeni në këtë thirrje, ju jeni pjesë e grupit të pafat që pushohet nga puna. Punësimi juaj këtu ndërpritet menjëherë. Ata që pushohen nga puna marrin katër javë pushim, një muaj përfitime të plota dhe dy muaj mbulim të paguar nga kompania', tha Garg.

Pas thirrjes, Garg e cilëson vendimin që ka marrë si jashtëzakonisht të vështirë dhe tregon se kjo është hera e dytë në karrierën e tij që duhet të bëjë shkurtime të tilla.

 

 “E kam shumë të vështirë. Herën e fundit që e bëra qava. Këtë herë shpresoj të dukem më i fortë”, tha ai në video-telefonën në fjalë .

“Na hodhën sikur të ishim mbeturina''. "Ne kemi qenë me kompaninë që nga fillimi i saj dhe kemi punuar shumë, secili në mënyrën e vet," tha një tjetër punonjës i pushuar  për  Daily Beast.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco