Katër të vrarë nga shpërthimi i bombës në Irak, fajësohet ISIS-i

Katër të vrarë nga shpërthimi i bombës në Irak, fajësohet ISIS-i

12:11, 07/12/2021
A+ Aa A-

Katër persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe të martën në qytetin jugor irakian, Basra, tha ushtria. Një zyrtar i lartë tha se dyshohet që sulmi është kryer nga ISIS-i.

Përmes një deklarate, duke i cituar informatat preliminare, ushtria irakiane tha se shpërthimi afër një spitali të rëndësishëm në qytetin e banuar kryesisht me shiitë u shkaktua nga një motoçikletë e ngarkuar me lëndë shpërthyese.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por guvernatori i Basras, Asaad al-Edani, tha para gazetarëve se “shpërthimi i ka shenjat e Daesh-it (ISIS-it)”, shkruan Reuters.

Policët janë duke mbledhur copa të trupave të njerëzve nga një minibus, që u dëmtua rëndë nga shpërthimi, tha një dëshmitar. Rruga ku ndodhi shpërthimi ishte me xhama të thyer e gjak.

I ndihmuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe nga forcat e përkrahura nga Irani, Iraku e kishte shpallur fitoren kundër ISIS-it në dhjetor të vitit 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco