Varianti Omicron është shumë i transmetueshëm Prof. Willem Hanekom

Varianti Omicron është shumë i transmetueshëm

13:08, 05/12/2021
A+ Aa A-

Varianti Omicron është shumë i transmetueshëm, por ka më pak se 1% mundësi për ri-infeksion dhe zakonisht rezulton në sëmundje "më të butë", siç tha një studiues nga Afrika e Jugut.

Duke folur për BBC, drejtori i Institutit të Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës, Prof. Willem Hanekom tha:

“Ne dimë tre gjëra që nuk i dinim javën e kaluar: gjëja e parë është se virusi po përhapet jashtëzakonisht shpejt në Afrikën e Jugut, rritja e rasteve është shumë më e madhe se sa ka qenë në tre valët e fundit, kështu që duket se Omicron është në gjendje të përhapet shumë lehtë dhe praktikisht të gjitha rastet që shohim në Afrikën e Jugut tani janë Omicron.

Gjëja e dytë për të cilën kemi të dhëna janë ri-infeksionet... pasi të keni kaluar Covid, keni rreth 1% shans, ose ndoshta edhe më pak se 1% mundësi, të riinfektoheni dhe madje të merrni përsëri sëmundje nga ky virus.”

Pak të dhënave ka tashmë për rastet klinike dhe sa e rëndë është sëmundja. Të dhënat e vetme sugjerojnë se sëmundja mund të shfaqet më shumë tek të rinjtë dhe kryesisht tek të rinjtë që janë të pavaksinuar dhe, në përgjithësi deri më tani, sëmundja është dukur të jetë më e lehtë. Por, përsëri, dua të them se duhet të jemi të kujdesshëm – këto janë ditët e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco