FOTOLAJM/ Angela Merkel nuk i mban lotët në ceremoninë e largimit

FOTOLAJM/ Angela Merkel nuk i mban lotët në ceremoninë e largimit

10:41, 03/12/2021
A+ Aa A-

Pas 16 vitesh në detyrë, 5860 ditë në total, Ushtria Gjermane i dha lamtumirën kancelares Angela Merkel me një ceremoni të veçantë.

Banda muzikore e ushtrisë luajti disa prej pjesëve të kërkuara nga kancelarja.

Angela Merkel, e cila rrallë i shfaq publikisht emocionet, u përlot.

Në momentin që trupa muzikore po luante pjesën “Për mua duhet të bien trëndafila nga qielli”, kancelarja nuk i mbajti lotët.

Përveç kësaj pjese muzikore, kancelarja kishte kërkuar edhe himnin “Zoti i madh, lëvduar qofsh”.

Kujtojmë se Merkel është rritur në një shtëpi besimtarësh. Babai i saj ka qenë teolog protestant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco