Regjistrohet rastet e para me variantin e ri të COVID-19 në Indi

Regjistrohet rastet e para me variantin e ri të COVID-19 në Indi

09:12, 03/12/2021
A+ Aa A-

Dy burra në shtetin jugor indian të Karnataka kanë rezultuar pozitivë për variantin e koronavirusit – Omicron.

Njëri prej tyre, një shtetas 66 vjeçar nga Afrika e Jugut, kishte udhëtuar prej andej dhe tashmë është larguar nga India, thanë zyrtarët. I dyti, i cili është mjek 46 vjeçar në qytetin jugor indian të Bengaluru, nuk ka histori udhëtimi.

Këto janë rastet e para të variantit të ri Omicron që raportohen në Indi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Omicron paraqet një ‘rrezik të lartë infeksioni’.

Në një konferencë për shtyp të enjten, zyrtarët shëndetësorë thanë se dy pacientët me llojin e ri kishin shfaqur simptoma të lehta, shkruan BBC.

Të gjitha kontaktet e tyre kryesore dhe dytësore janë gjurmuar dhe janë duke u testuar.

Sipas një njoftimi zyrtar, deri më tani kanë rezultuar pozitive pesë kontakte të 46 vjeçarit. Pacientët janë izoluar dhe mostrat e tyre janë dërguar për testim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco