Sekuestrohen mbi 300 merimanga dhe akrepa që po dërgoheshin kontrabandë në Evropë

Sekuestrohen mbi 300 merimanga dhe akrepa që po dërgoheshin kontrabandë në Evropë

08:46, 03/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet në Kolumbi kanë sekuestruar mbi 300 merimanga, akrepa dhe buburreca që po dërgoheshin kontrabandë në Evropë. Ato u gjetën në 210 kontejnerë plastike në Aeroportin Ndërkombëtar El Dorado të Bogotas, thanë zyrtarët të enjten.

Të tri llojet e specieve po transportoheshin ilegalisht nga kryeqyteti i Kolumbisë për në Gjermani, shtuan ata. U gjetën gjithsej 232 tarantula, nëntë vezë merimangash, 67 buburreca dhe një akrep me shtatë pasardhës.

“Sekretari i Mjedisit mbërriti në vend pasi policia e aeroportit arriti të identifikonte një ngarkesë të dyshimtë”, thuhej në një deklaratë.

Kafshët po transportoheshin në një valixhe nga dy shtetas gjermanë, të cilët pretendonin se po i merrnin kafshët për qëllime akademike. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se i kanë transportuar pa lejet e nevojshme.

Ndërkohë, merimangat, buburrecat dhe akrepat janë transferuar në një ambient të posaçëm. "Profesionistët do të kryejnë vlerësime biologjike për të përcaktuar ... nëse ka ndonjë shkallë rreziku apo kërcënimi," thanë zyrtarët. “Në vijim të këtij procesi, autoriteti mjedisor do të vendosë nëse do t'i lëshojë apo vendosë diku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco